BEIJING, 19 qershor /ATSH-AFP/ – Kim Jong Un u prit sot nga presidenti kinez, Xi Jinping në Pekin, një javë pas takimit historik mes drejtuesit koreano-verior dhe presidentit amerikan, Donald Trump, njoftoi televizioni shtetëror kinez.
Presidenti kinez, Xi Jinping i kërkoi sot Koresë së Veriut dhe SHBA-së të konkretizojnë rezultatet e samitit të fundit në Singapor, gjatë një takimi në Pekin me drejtuesin koreano-verior, Kim Jong Un.
“Kim përshëndeti Kinën për promovimin e denuklearizimit në Gadishullin Korean si dhe për rolin e rëndësishëm në mbrojtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon”, njoftoi televizioni shtetëror kinez CCTV./ /ec/ a.jor.
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.























