Ballina Aktualitet

Rama për protestën e PD-së: Si “Koncert në vitin ’36”

TIRANË, 17 qershor/ATSH-Maela Marini/ Nga Klosi, ku u çelën punimet për ‘Rrugën e Arbrit”, Kryeministri Edi Rama komentoi edhe protestën e improvizuar nga opozita.

“Pashë 20-30 veta bashkë me një deputet, njësoj si çingiet te ‘Koncert në vitin 36’. Vetëm se ky (Saliu) ia merr të keqen Albert Verrisë, sepse është 1 mijë herë më qesharak dhe po ashtu edhe këto çingiet e veta”, – tha Rama.

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Klos, ku u çelën punimet për projektin madhor kombëtar të “Rrugës së Arbrit”, ndërsa u prit me protesta nga opozita.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVepra madhore e “Rrugës së Arbrit”, shkurtohen distancat me Tiranën 
Artikulli tjetërGjermania pret Meksikën, Neymar udhëheq Brazilin përballë Zvicrës