Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 17/6/2018

VALENCE (Spanjë) – Pritet mbërritja e anijes “Aquarius” dhe 629 migrantëve në portin e Valences.

HELSINKI (Finlandë) – Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres zhvillon një vizitë në Finlandë.

LEIRIA (Portugali) – Ceremoni përkujtimore, një vit pas zjarrit në rajonin e Leirias, në qendër të Portugalisë që shkaktoi të paktën 64 të vdekur.

BOGOTA (Kolumbi) – Turi i dytë i zgjedhjeve presidenciale.

MOSKË (Rusi) – Dy favoritët për titull luajnë për Kupën e Botës. Gjermania përballet me Meksikën ndërkohë që Brazili do të luajë kundër Zvicrës./
/ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e diel 17 qershor 2018
Artikulli tjetërGREQI – Dështon një mocion mosbesimi ndaj qeverisë për emrin e ri të Maqedonisë