SOÇI – CR7 luan ”El Classico”-n e tij kundër Spanjës

SOÇI, 15 qershor /ATSH-ANSA/ – Pas Lojërave Olimpike dimërore të katër viteve më parë, më të kushtueshmet në histori, Soçi pret sot një nga ndeshjet më spektakolare të fazës së parë të këtij botërori, atë mes Portugalisë dhe Spanjës.

Ato janë dy fitueset e fundit të kampionateve europiane të futbollit dhe sfidat mes tyre janë një ”El Classico” autentike të futbollit, jo vetëm të atij kontinental.

Këtë e pranon edhe trajneri i luzitanëve, Fernando Santos, i cili ëndërron ta shohë Cristiano Ronaldon në çatinë e botës.

”CR7 e ka arritur në nivel klubesh këtë gjë, me Manchester United dhe Real, dhe ta përsëriste edhe me kombëtaren e tij do të thotë që të arrinte zenitin e karrierës së tij”, thotë Santos.

Sot, ai duhet të mundë Spanjën, ku luajnë shokët e tij të skuadrës së Realit, mbi të gjitha Sergio Ramos që është kapiteni i tij në skuadër, por që sonte do t’i rezervojë vëmendje të veçantë, edhe pse CR7 shpreson që kjo vëmendje nuk dotë jetë ai ajo ndaj Salah në finalen e Champions League.

”Kundër Pique, Iniesta dhe Busquets, CR7 do të luajë një ‘El Classico’ të vërtetë”, shton Santos.

“Portugali-Spanjë është një klasike futbolli, ka qenë historikisht një sfidë e vështirë për të dyja palët. Ata kanë lojtarë të shkëlqyer dhe skema të konsoliduara loje. Këtë ndeshje mund ta fitojnë të dyja skuadrat”, thekson Santos.

Por, përtej vlerave të spanjollëve, fakti është që lojtari më i mirë në botë luan me Portugalinë.

“Cristiano Ronaldo është një kapiten dhe lojtar i jashtëzakonshëm dhe ka një ndikim të madh. Ne e kemi të llogaritur këtë”, shton ai.

Por, si do të luajë Portugalia? Me një 4-4-2 si në Europian apo me një 4-2-3-1 që e ka eksperimentuar pak kohë më parë?

“Doni formacionin? Më vjen keq, por nuk mund të përgjigjem”, thotë Santos./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.