Rrugëtimi i Skënderbeut në letërsinë angleze

Rrugëtimi i Skënderbeut në letërsinë angleze

Rrugëtimi i Skënderbeut në letërsinë anglezehttps://ata.gov.al/2018/06/15/rrugetimi-i-skenderbeut-ne-letersine-angleze/Përveçse ndikimit të heroit tonë në Europë, Skënderbeu vjen si figurë frymëzuese edhe për kulturën dhe letërsinë angleze. Drejtoresha e Bbibliotekës Kombëtare, Persida Asllani në një prononcim për Agjencinë Telegrafike Shqiptare u shpreh se figura e Skënderbeut vjen më e plotë përmes diskutimeve dhe ligjëratave të mbajtura në këto takime me rëndësi shkencore.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on 15.06.2018

TIRANË, 15 qershor/ATSH-A.Alla/ – Figura e Skënderbeut në Konferencën Albanologjike që po vijon të zhvillohet, prek veçanërisht ndikimi dhe impaktin e tij përtej kufijve dhe territoreve shqiptare, duke na përcjellë një reale dhe mitike të tij.

Përveçse ndikimit të heroit tonë në Europë, Skënderbeu vjen si figurë frymëzuese edhe për kulturën dhe letërsinë angleze.

Drejtoresha e Bbibliotekës Kombëtare, Persida Asllani në një prononcim për Agjencinë Telegrafike Shqiptare u shpreh se, “profesori David Lucking është një shekspirolog i njohur, ai mban një nga katedrat më të rëndësishme për studimet shekspiriane në Universitetin e Lecces, në Itali. Në këtë konferencë kemi rastin të përfitojmë nga dija e tij e thellë, në një rrugëtim erudit në krejt letërsinë angleze dhe atë amerikane, në momentet kur shfaqet fryma skënderegiane në botën kulturore angleze”.

Rëndësia e kësaj konference për drejtoreshën e Bibliotekës Kombëtare lidhet me përmbajtjen shkencore por jo vetëm. Me rëndësi të madhe kjo konferencë paraqet edhe për publikun si dhe për studiuesit e huaj dhe vendas, të cilët po ndajnë studime më të thelluara për figurën e heroit tonë.

“Këto janë ligjërata maestrale të cilat po zhvillohen në kuadër të vitit mbarëkombëtar të Skënderbeut. Ligjërata të cilat mjedisi akademik, studiues, kërkues por dhe studentët po i ndjekin me një interes të gjerë dhe në një mënyrë shumë interaktive. Ne po përfitojmë nga kjo konferencë informacionet më të fundit që vijnë nga studimet më të thelluara dhe bashkëkohore për figurën e Skënderbeut”, shpjegoi për ATSH-në Asllani.

Ajo shtoi se, “ligjëratat që po zhvillohen në konferencën albanologjike janë të natyrave të ndryshme si historike,të shqyrtimit kritik të rezultateve dhe dokumetacioneve të gjetura së fundmi nga arkivat,ku nuk mungojnë interpretimet bashkëkohore dhe lexime të mitit dhe figurës së Skënderbeut tashmë në hapësirën e kulturës dhe atë letrare e cila trajtohet në gjuhë dhe kultura të ndryshme europiane”, – tha Persida Asllani.

Sipas saj, figura e Skënderbeut vjen më e plotë përmes diskutimeve dhe ligjëratave të mbajtura në këto takime me rëndësi shkencore.

“Kjo konferencë sjell një nga kuadrat më të plotë të asaj ç’ka është figura historike e Skënderbeut por mbi të gjitha figurën e tij si simbol kulturor kombëtar dhe mbarëkombëtar”, përfundoi drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare Persida Asllani. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.