Ballina Bota

SHBA – Freeland: Taksat amerikane kundër Kanadasë absurde

UASHINGTON, 14 qershor /ATSH-AFP/ – Ministrja kanadeze e Punëve të Jashtme, Chrystia Freeland e gjykoi si absurd faktin që SHBA-ja justifikon në emër të sigurisë kombëtare taksat doganore të vendosura kundër Kanadasë, pas një takimi me senatorët amerikanë.

Në kuadër të mosmarrëveshjes tregtare dhe diplomatike, Chrystia Freeland ka takuar në Uashington anëtarë me influencë të Komisionit Senatorial të Punëve të Jashtme, drejtues të së cilës, republikanë dhe demokratë, kanë dënuar hapur masat e presidentit amerikan kundër aleatëve për një kohë të gjatë si Kanadaja dhe Bashkimi Europian.

“Argumenti për sigurinë kombëtare, që ka mundësuar për presidentin amerikan vendosjen e këtyre taksave doganore për çelikun dhe aluminin pa kaluar nga Kongresi, është shumë absurd”, theksoi ministrja para gazetarëve.

“SHBA-ja duhet të tërheqë këto taksa të paligjshme dhe të padrejta për Kanadanë dhe aleatët e saj”, shtoi ajo pas një takim prej rreth një orësh me pjesën më të madhe të anëtarëve të komisionit./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – OBSH: Parandalimi i vetëvrasjeve arma e parë kundër një krize globale shëndetësore
Artikulli tjetërSHISH dhe Shërbimi i Jashtëm, bashkë për forcimin e sigurisë kombëtare