RUSI 2018: Gjermania duhet të përmirësohet

237

TIRANË, 13 qershor/ATSH-ANSA/ “Përgatitja jonë është shumë intensive dhe ne ende nuk e kemi fituar dinamizmin që kemi dashur, por kjo është normale në një turne që, ashtu si kjo Kupë Bote, do të zgjasë një muaj”. Kështu ka deklaruar Joachim Loew, trajneri i kampionëve të botës në fuqi, Gjermanisë.

I pyetur për situatën përpara debutimit të përfaqësueses gjermane këtë të dielë në Moskë kundër Meksikës, Loew thekson se “ne ende duhet të përmirësojmë anën taktike,… por jam absolutisht i bindur se performanca jonë do të rritet gjatë turneut, sepse ata (lojtarët) kishin nevojë për të”.

Sa i përket dyshimeve, trajnerit gjerman thekson se Mesut Ozil ende ka problem në gju, i cili e vë në pikëpyetje praninë e tij për të dielën.

“Unë nuk mund të them tani nëse do të luajë, – shpjegon Loew, – edhe pse ai është stërvitur sot, mund të them vetëm se ka një konkurrencë të brendshme në ekip dhe kjo është gjë e mirë”. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.