FOTO – E kuqja koral, nuanca më e nxehtë e verës

98

TIRANË, 13 qershor/ATSH/ – Protagoniste në pasarelat pranverë-verë 2018, e kuqja koral, mund të marrë nuanca të ndryshme si roza ose portokallia që i japin jetë dhe efekte të mrekullueshme veshjeve të stinës.

Shumëllojshmëria e saj lejon që ajo të vishet në raste joformale për një veshje të ditës, por edhe për ato më formale, si në ceremoni ose koktej.

Veshje e përkryer për një ditë vere? Provoni të kombinoni koralin me aksesorë të bardhë ose blu elektrike. Për një efekt më tërheqës zgjidh një nuancë më të guximshme si roza e ndezur.

Në mbrëmje, fustanin e gjatë e kombinoni me sandale dhe aksesorë në nuancat e arit dhe argjendit, të cilat do t’i japin veshjes tuaj një elegancë joshëse dhe të sofistikuar.

Në galeri do të gjeni veshje e aksesorë në ngjyrën koral, që mund të zgjidhni për pranverë-verë 2018. /k.s//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.