TIRANË, 12 qershor/ATSH-Maela Marini/ – Të dielën e ardhshme hapet kantieri i parë i madh në kuadër të projektit “1 miliard për rindërtim”, “Rruga e Arbrit”.
Nga ambientet e Muzeut Arkeologjik në Durrës, Kryeministri Edi Rama doli sot në një konferencë për shtyp, ku informoi për vendimet e marra në mbledhjen e qeverisë të zhvilluar në këtë qark.
Sipas tij, “investimet e huaja janë rritur me 61% krahasuar me tremujorin parë të vitit të kaluar, por kemi nevojë për shumë më tepër investime”.
Kryeministri siguroi se “do t’i japim fund ‘100 vite’ pritje për ‘Rrugën e Arbrit'”.
‘Jo më larg se të dielën e ardhshme, hapet kantieri jonë i parë i ‘1 miliard për rindërtim’, që do të pasohet me të tjera kantiere”, – shtoi Rama.























