Ballina Kosova

Kosovë-Kongo, rritje të bashkëpunimit ekonomik

PRISHTINË, 12 Qershor/ATSH/.- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u takua në Montreal, Kanada me kryeministrin e Republikës Demokratike të Kongos, Bruno Tshibala Nzenze, me të cilin bisedoi për vendosjen e bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Kosova sot është shtet i konsoliduar, e njohur nga 116 shtete dhe anëtare e shumë organizatave të ndryshme ndërkombëtare”, u shpreh Thaçi.

Duke e falënderuar për përkrahjen në Organizatën e Frakofonisë, Thaçi shprehu dëshirën që dy shtetet të fillojnë të bashkëpunojnë në sektorë të ndryshëm të jetës.

Kryeministri Tshibala u shpreh i kënaqur me mundësinë për t’u takuar.

“Të vendosim marrëdhënie ekonomike dhe të mësojmë nga përvojat e njëri-tjetrit”, theksoi presidenti Tshibala.

Presidenti Thaçi u shpreh se Kosova është e gatshme për bashkëpunim.

Presidenti Thaçi u takua me kryeministrin Tshibala në kuadër të Forumit Ekonomik Ndërkombëtar të Kontinentit të Amerikës (IEFA), që po mbahet në Montreal të Kanadasë./k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSINGAPOR – Me një shtrëngim duarsh Trump dhe Kim shkruajnë historinë
Artikulli tjetërRruga Fier-Seman, impakt në rritjen e turizmit dhe ekonomisë