Ballina Bota

IRAN – 27 të arrestuar për planifikim sulmesh terroriste

TEHERAN, 12 qershor /ATSH-AFP/ – Ministria iraniane e Shërbimeve Sekrete njoftoi sot arrestimin e 27 anëtarëve të një rrjeti terrorist të dyshuar për planifikim të sulmeve terroriste gjatë muajit të agjërimit të Ramazanit.

”Grupi synonte të kryente sulme terroriste në Teheran dhe në disa qytete të tjera të rëndësishme të vendit”, sipas një deklarate të publikuar në faqen në internet të ministrisë.

« Ata publikuan në hapësirë virtuale pamje ku kërcënonin me hakmarrje dhe vrasje kombin iranian », u shpreh ministri duke saktësuar se sulmet ishin planifikuar për javën e fundit të Ramazanit, ku iranianët manifestonin sipas traditës « Ditën e Jeruzalemit ».

”U sekuestrua një sasi e madhe armësh dhe municionesh”, pohoi ministria.

Irani, fuqi rajonale shiite i ka ofruar ndihmë ushtarake qeverive siriane dhe irakiane për të luftuar grupin xhihadist sunut të Shtetit Islamik, me dërgimin në këto dy shtete të këshilltarëve ushtarakë dhe vullnetarë.

Garda Revolucionare, ushtria e forcave speciale të regjimit të Teheranit, njoftoi të dielën se disa terroristë ishin vrarë në kufirin midis Iranit dhe Irakut në përpjekje për të hyrë në territorin iranian./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak19 vjet nga hyrja e NATO-s në Kosovë
Artikulli tjetërSINGAPOR – SHBA garanton sigurinë e Koresë së Veriut