Ballina Bota

GJERMANI – Merkel në situatë të vështirë për çështjen migratore

BERLIN, 12 qershor /ATSH-AFP/ – Çështja migratore rikthehet në burim shqetësimi për kancelaren gjermane, Angela Merkel në formën e një mosmarrëveshjeje brenda qeverisë gjermane për pritjen e azilkërkuesve, pikërisht në momentin kur kancelarja po përpiqet të sigurojë një plan të veprimit europian.

Çështja, mjaft delikate në Gjermani që kur Merkel hapi kufijtë në vitin 2015 dhe në 2016  për më shumë se një milion migrantë, rikthehet rregullisht të trazojë koalicionin në pushtet, pasi shumë anëtarë në kampin e saj konservator e kritikojnë për bujarinë e treguar.

Të hënën, qeveria përjetoi presion, në formën e një mosmarrëveshje të thelluar mes kancelares dhe ministrit të saj të Brendshëm, konservatorit bararez, Horst Seehofer, i cili kërkon të paraqesë një reformë të thellë dhe kufizuese për çështjen e pranimit të azilkërkuesve.

Në mungesë të një dakortësie me Angela Merkel, këtij të fundit iu desh të shtynte deri në një datë të pacaktuar planin e tij dhe sipas disa mediave gjermane është i gatshëm të dalë kundër shefes Merkel./ /v.b/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSINGAPOR – Trump: Do t’i japim fund manovrave të përbashkëta ushtarake me Seulin
Artikulli tjetërFOTO/ Dervishi: Zyra e Komisionerit kontribut për rritjen e transparencës në institucionet publike