VARSHAVË (Poloni) – Manovra të përvitshme trajnimi “Sabre Strike” drejtuar nga SHBA-ja me 18 000 ushtarë nga 19 vende të NATO-s në Estoni, Letoni, Lituani dhe Poloni.
HAGË (Holandë) – CPI: Seancë dëgjimore për ndalimin e Jean-Pierre Bemba, ish-zëvendëspresidenti kongolez i lënë i lirë pas akuzave për krime lufte.
BERLIN (Gjermani) – Vizitë dyditore në Gjermani e kancelarit austriak Sebastian Kurz, për t’u takuar me Angela Merkel.
LONDËR (Britani e Madhe) – Deputetët britanikë shprehen edhe një herë për projektligjin për Brexit, një votim me rrezik të lartë për qeverinë konservatore.
TALIN (Estoni) – Mbreti, Willem-Alexander i Holandës në vizitë në Estoni, që feston 100-vjetorin e pavarësisë.
VARSHAVË (Poloni) – Hapet muzeu i vodkas polake.
STRASBURG (Francë) – Seancë e Parlamentit Europian.
STRASBURG (Francë) – Debat në Parlamentin Europian për pasojat e tërheqjes amerikan nga marrëveshja bërthamore iraniane.
BERLIN (Gjermani) – Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe homologu austriak marrin pjesë në një forum ekonomik në Berlin.
ANNECY (Francë) – Festivali ndërkombëtar i filmit të animuar./ /ec/ a.jor.























