Ballina Aktualitet

Rama: Këtë vit, rritje me 15% e numrit të turistëve

TIRANË, 11 Qershor/ATSH-Maela Marini/ – Vetëm gjatë vitit 2017 janë 42 mijë të punësuar të regjistruar në sektorin e turizmit, ndërsa në 10 vitet e ardhshme kjo shifër pritet të shkojë në 250 mijë të punësuar.

Kështu deklaroi të hënën kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi në Durrës, me të punësuar nga arsimi profesional në fushën e turizmit.

“Janë 42 mijë të punësuar të regjistruar gjatë vitit të kaluar. Po të llogarisim edhe ata që nuk janë regjistruar numri është akoma më i madh”, tha Rama.

Duke e konsideruar turizmin motorin e zhvillimit të ekonomisë së vendit, Rama tha se “vetëm në 3-mujorin e parë 2018 kemi 12%-13% rritje të numrit të turistëve”.

Ai shprehu bindjen se do të arrijmë mbi 15 % rritje brenda këtij viti, ndërsa brenda 5 viteve do të shkojmë në 10 milionë turistë.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCilësi në shërbimet e turizmit përmes arsimit profesional
Artikulli tjetërThaçi në Forumin Ndërkombëtar Ekonomik në Montreal