Ballina Ekonomi

Progres me certifikimin e tokave bujqësore

TIRANË, 9 qershor/ATSH/- “Gjatë këtij mandati do të kemi progres me certifikimin e tokave bujqësore”, deklaroi të shtunën, kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me banorë të Lushnjes.

Në vijim të turit të llogaridhënies publike, kryeministri Edi Rama iu përgjigj shqetësimit të banorëve lidhur me ndarjen e certifikatave për tokat bujqësore.

Ai theksoi se në këtë proces ka shumë vështirësi dhe shumë ngërçe të trashëguara, por është e domosdoshme që ne të ecim përpara me certifikimin bazuar në ligjin 7501 dhe të ndajmë certifikatat e pronës.

“Duhet bashkëpunim i ngushtë me bashkitë që duhet të bëjnë një punë të posaçme në bashkëpunim me hipotekat”, tha Rama. /j.p/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTaksë 5% për 92% të bizneseve në vend
Artikulli tjetërRUSI – Kremlini : Një samit i mundshëm Trump-Putin në Vjenë