OTAVA, 8 qershor /ATSH-DPA/ – Presidenti francez, Emmanuel Macron i ka bërë të ditur SHBA-së që të mos ndërmarrë një luftë tregtare mes miqsh, pas deklaratave të presidentit Trump se do të shkonte në G7 ”për të luftuar për vendin” e tij.
Macron u shpreh në gjuhën angleze në Twitter se G7 mund të arrinte marrëveshje edhe pa Trumpin.
”Presidentit amerikan mund të mos i vijë keq që të jetë i izoluar, por edhe neve nuk na vjen keq të firmosim marrëveshje për gjashtë vende dhe këto vende janë një forcë ndërkombëtare. Gjashtë vendet formojnë një treg më të gjerë sesa ai amerikan, kjo nuk duhet harruar’’, theksoi Macron.
Duke iu referuar Trumpit , që justifikohet me tarifat e vëna mbi aleatet se dëshiron që të mbrojë vendet e punës së punëtorëve amerikanë dhe ekonominë e saj, Macron insiston se ”një luftë tregtare nuk i leverdis askujt duke filluar nga punëtorët amerikanë”./ /os/ a.jor.























