Ballina Bota

ROMË – Merkel: Italia u la vetëm në përballimin e fluksit të migrantëve

ROMË, 4 qershor /ATSH-ANSA/ – Siguria e kufijve, politikat e përbashkëta të emigracionit si dhe lufta kundër diskriminimeve politiko-fetare janë tematika esenciale për Europën, deklaroi kancelarja gjermane, Angela Merkel.

”Duhet t’i bashkojmë të gjitha sistemet tona, ndërkohë që pasiguria në Itali e kishte origjinën nga rënia e Libisë”, shtoi ajo.

”Italia u ndje e braktisur nga vendet e BE për të asistuar migrantët. Kemi nevojë për një sistem të përbashkët dhe vendimmarrje të saktë se kujt duhet t’i jepet e drejta të rrijë dhe kujt jo’’, theksoi Merkel./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBregdeti i jugut, me infrastrukturë të re dhe atraksione të shtuara për turistët
Artikulli tjetërPërfundon unaza, fund gangrenës 30-vjeçare të banorëve të Libofshës