TIRANË, 1 qershor /ATSH/ – Tom Cruise në uniformë ushtarake dhe shkrimi “Feel The Need” (citim i famshëm nga kapitulli i parë i filmit “Top Gun”).
Një foto e postuar në rrjetet sociale nga aktori amerikan ishte e mjaftueshme për të bërë zyrtare fillimin e xhirimeve të filmit të vitit 1986, në atë kohë të drejtuar nga Tony Scott.
Titulli do të jetë “Top Gun: Maverick” dhe do të dalë në kinematë amerikane më 12 korrik 2019.
Kapiulli i dytë i “Top Gun” do të jetë me regji nga Joseph Kosinski me të cilin Cruise ka punuar edhe në “Oblivion” (2013) dhe do të përshtatet në epokën aktuale. Do të tregojë historitë e pilotëve luftarakë që luftojnë me teknologjinë e dronëve që e bëjnë rrugën e tyre të fluturimit kaq të vjetëruar.
I prodhuar nga Paramount dhe Skydance, nën drejtimin e Jerry Bruckheimer ashtu si 32 vite më parë, filmi është shkruar vite më parë nga Peter Craig dhe Justin Marks dhe do të shikojë Cruise në rolin e pilotit të Marinës, Pete “Maverick” Mitchell.
Fansat e aktorit kanë vlerësuar lajmin; vetëm në Instagram, në pak orë, ka patur miliona pëlqime të postimit./k.s/























