Ballina Kosova

Thaçi: Kryesimi i radhës i BE-së nga Austria, mundësi për gjithë rajonin

PRISHTINË, 30 Maj/ATSH/.- “Kryesimi i radhës i Bashkimit Europian nga ana e Austrisë është mundësi për gjithë rajonin”, theksoi sot presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Duke folur për detaje të reja rreth takimit që zhvilloi dje me kancelarin austriak Sebastian Kurz në kuadër të vizitës së tij në Vjenë, Thaçi në një postim në Facebook shkruan se “Kosova dhe i gjithë Ballkani Perëndimor kanë besim në vizionin dhe angazhimin e kancelarit Kurz për afrimin e rajonit tonë me BE-në, por edhe për vetë BE-në. Kryesimi i radhës i BE-së nga ana e Austrisë është mundësi për tërë rajonin, që t’i normalizojmë marrëdhëniet dhe të punojmë në mbylljen e çështjeve të hapura, duke u afruar edhe më shumë me BE-në”.

“Për këto dhe për thellimin e bashkëpunimit tonë bilateral, sidomos në ekonomi, bisedova edhe me kancelarin Kurz në Vjenë”, tha Thaçi.

Kreu i shtetit të Kosovës theksoi se “dialogu dhe bashkëpunimi ndërfqinjësor e forcojnë paqen dhe tërë rajonin tonë”./k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMetoda ideale për të përmirësuar kujtesën
Artikulli tjetërUKRAINË – Vritet një gazetar rus, kritik i ashpër i Kremlinit