Ballina Bota

FUTBOLL – Abramovich merr shtetësinë izraelite

TEL AVIV, 29 maj  /ATSH-DPA/ – Miliarderi rus, Roman Abramovich, pronai i ekipit të njohur anglez të futbollit ”Chelsea”, aktualisht i akuzuar nga Zvicra për moskthim të borxheve prej miliona dollarësh, mori shtetësinë izraelite.

Abramovich bëhet kështu qytetari më i pasur i Izraelit.

Ai pati probleme për të rinovuar vizën britanike, por si fëmijë  i prindërve hebrenj, 51- vjeçari ka të drejtën e shtetësisë izraelite.

Zëdhënësi i Ministrisë izraelite të Emigracionit refuzoi të jepte komente mbi këtë raport.

Sipas revistës amerikane ”Forbes”, Abramovich  zotëron 10,8 miliardë dollarë.

Ditën e mërkurë ai u paraqit përpara një gjykate, pranë Bërnes, për borxhin që i detyrohet Bankës Europiane për Zhvillim (BERZH). Kjo bankë kërkon prej tij 46 milionë dollarë plus interesaT, përsa i përket kredisë që BERZH i ka dhënë bankës ruse SBS-Agro në vitin 1997./ /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNga Norvegjia në Divjakë si turistë të natyrës
Artikulli tjetërLONDËR – Një viktimë, shira, përmbytje dhe kaos nga moti i keq