LONDËR – Një viktimë, shira, përmbytje dhe kaos nga moti i keq

LONDËR, 29 maj  /ATSH-ANSA/ – Një i vdekur dhe qindra persona të evakuar është bilannci i përmbytjeve të shkaktuara nga shirat dhe stuhitë në Britaninë e Madhe, mbi të gjitha në zonën e West Midlands.

Viktima, një 80-vjeçar, u rrëmbye nga ujërat teksa gjendej në makinë në Walsall, në Northamptonshire.

Reshjet nuk kanë kursyer as dëmet në Birmingam, ku në një orë ranë shirat e një muaji duke nxjerë jashtë funksionit rrugë, qendra tregtare dhe banesa.

”Këto reshje kanë përfshirë edhe zona të tjera të Anglisë dhe Uellsit”, thekson zyra e  parashikimit të motit, që thekson se në Londër në orët e para të së dielës kishte patur 15 000 shkarkesa atmosferike.

Pas shirave, temperaturat kanë filluar të ngrihen deri në 29 gradë Celsius, një rekord absolut për një fundmaji në Britaninë e Madhe./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.