PARIS (Francë) – Presidenti francez, Emmanuel Macron pret një konferencë ndërkombëtare për Libinë, ndjekur nga një konferencë shtypi.
GJENEVË (Zvicër) – Siria merr presidencën e radhës së Konferencës së Kombeve të Bashkuara për çarmatimin.
ROMË (Itali) – Carlo Cottarelli, ish-funksionar i lartë i FMN-së, përpjekje për formimin e një qeverie në kaos të plotë politik.
BERLIN (Gjermani) – Global Solutions Summit 2018, me pjesëmarrjen e kancelares, Angela Merkel dhe ministrave të Punëve të Jashtme dhe të Financave, Heiko Maas dhe Olaf Scholz.
DUBLIN (Irlandë) – Takim i këshillit të ministrave irlandezë për të diskutuar për projektligjin për abortin, pas votimit masiv të irlandezëve në mbështetje të legalizimit të tij.
HAGË (Holandë) – Ish-presidenti gjeorgjian, Mikheïl Saakachvili zhvillon një konferencë shtypi në Hagë për dëbimin e tij nga Ukraina.
STRASBURG (Francë) – Seancë plenare e Parlamentit Europian.
SOLINGEN (Gjermani) – Kancelarja gjermane, kreu i diplomacisë turke dhe homologu gjerman marrin pjesë në ceremonitë me rastin e 25 vjetorit të zjarrit të qëllimshëm racist që shkaktoi vdekjen e pesë personave me origjinë turke dhe tronditi Gjermaninë.
BERLIN (Gjermani) – Kreu i diplomacisë gjermane, Heiko Maas pret homologun grek, Nikos Kotzias për bisedime, ndërkohë që Greqia do të lërë në gusht tutelën e kreditorëve të saj.
UASHINGTON (SHBA) – Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo mban një fjalim gjatë publikimit të raportit vjetor për lirinë fetare.
KOMBET E BASHKUARA (SHBA) – Këshilli i Sigurimit të OKB-së debat për situatën humanitare në Siri.
KOMBET E BASHKUARA (SHBA) – Këshilli i Sigurimit të OKB-së debat për situatën humanitare në Ukrainë.
TOKIO (Japoni) – Vizitë në Japoni e presidentit vitnamez, Tran Dai Quang.
XHAKARTA (Indonezi) – Kryeministri indian, Narendra Modi në vizitë në Indonezi (29-31) dhe në SIngapor (31-2) pas një vizite të shkurtër nga Malajazia mbi temat për mbrojtjen dhe lidhjet mes kombeve juglindore aziatike./ /ec/ a.jor.























