Rruga e Pyllit të Sodës, një hapësirë e re turistike e Vlorës

Rruga e Pyllit të Sodës një hapësirë e re turistike e Vlorës

Rruga e Pyllit të Sodës një hapësirë e re turistike e Vlorështtps://ata.gov.al/2018/05/28/rruga-e-pyllit-te-sodes-nje-hapesire-e-re-turistike-e-vlores/Kjo rrugë shpeshherë për shumë drejtues automjetesh ka qenë gati e pamundur të kalonin nga Vlora në Zvërnec apo zonat përreth. Por falë investimit që u krye prej disa muajsh rruga i është nënshtruar rikonstruksionit total dhe është tashmë një realitet i udhëtimit komod dhe qarkullimit të mjeteve.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on 28.05.2018

TIRANË, 28 maj /ATSH/ – Këtë sezon veror rruga e Pyllit të Sodës është një hapësirë e re turistike e qytetit të Vlorës, në jug të vendit.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) zbatues i projektiti ka punuar jo vetëm në asfaltim, por edhe ndriçim, trotuarë dhe gjelbërim dhe një korsi dedikuar për çiklistët.

Ndërkohë po punohet për sinjalistikën vertikale dhe horizontale.

Rikonstruksioni i rrugës së pyllit të Sodës financohet nga qeveria shqiptare me mbështetjen e Bankës së Këshillit të Europës për Zhvillim (CEB), në kuadër të projektit “Punët në Komunitet IV”.

Kjo rrugë shpeshherë për shumë drejtues automjetesh ka qenë gati e pamundur të kalonin nga Vlora në Zvërnec apo zonat përreth. Por falë investimit që u krye prej disa muajsh rruga i është nënshtruar rikonstruksionit total dhe është tashmë një realitet i udhëtimit komod dhe qarkullimit të mjeteve.

Janë rreth 5 kilometra që janë transformuar rrënjësisht. Ndër fatlumët janë dhe çiklistët, të cilët do të kenë dhe korsinë e tyre.

Ky projekt është një vlerë e shuar për kreacionin e një hapësire të re turistike, ku do të zgjatet edhe pjesa perëndimore e Lungomares. e.xh/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.