Ballina Bota

MAQEDONI – Tërmete në rajonin e Ohrit dhe Prespës

SHKUP, 26 maj /ATSH-MIA/ – Një seri tërmetesh në rajonin e Ohrit dhe Prespës janë regjistruar pas mesnatës nga Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit Matematiko-natyror në Shkup.

Epiqendra e tërmeteve ka qenë 85 kilometra në jugperëndim të Shkupit dhe rrjedhin nga rajoni epiqendror Debarcë.

Nga Observatori Sizmologjik informojnë se dy nga këto tërmete, ai i orës 00:50 dhe ai i orës 00:59 kanë qenë me magnitudë 3,0 ballë Rihter dhe janë ndjerë nga popullata në fshatrat e Malit të Pllakenit me intensitet 4,0 ballë Shkallës Europiane Makrosizmike.

Në Ohër, Strugë dhe Kërçovë janë ndjerë me intensitet prej 3,0 ballësh sipas së njëjtës shkallë./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMbi 130 zyrtarë të larguar falë bashkëpunimit përmes platformës së bashkëqeverisjes
Artikulli tjetërPolicia e Shtetit është pastruar nga ndërhyrjet partiake dhe politike