Ballina Bota

ITALI – 1 500 migrantë shpëtohen në Mesdhe

ROMË, 26 maj /ATSH-AFP/ – Rreth 1 500 migrantë u shpëtuan ditën e enjte dhe të premte në Mesdheun Qendror në disa operacione me përfshirjen e anijeve të marinës italiane, OJQ-së dhe të agjencisë europiane ”Frontex”, njoftuan rojat bregdetare italiane.

Vetëm dje, shtatë operacione të ndryshme mundësuan shpëtimin e 1 050 personave.

OJQ-të gjermane ”Sea-Watch” dhe ”Sea-Eye” raportuan se shpëtuan rreth 450 persona të enjten në bordin e tri anijeve të mbingarkuara.

Disa migrantë u hodhën në ujë për të shmanguar mundësinë e rikthimit në Libi./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFranca vlerëson progresin e Shqipërisë për 5 prioritetet
Artikulli tjetërPaketë mbështetëse financiare për zhvillimin e agro-turizmit