Ballina Bota

SHBA – Trump anulon samitin me Kim

UASHINGTON, 24 maj /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi në një letër që i drejtohej liderit koreanoverior Kim Jong Un se samiti i Singaporit nuk do të zhvillohej.

Në këtë letër Trump kritikon zemërimin dhe armiqësinë e Koresë së Veriut si dhe përmend fuqinë bërthamore të arsenalit amerikan.

“Vlerësoj se nuk është çasti i duhur, në këtë pikë, që të zhvillohet ky takim i parashikuar prej shumë kohësh”, njoftoi presidenti amerikan në një letër që i drejtohet liderit koreanoverior, të publikuar nga Shtëpia e Bardhë./ /G.S/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFUTBOLL – Stambolli dhe Gdansku presin finalet e CHL dhe EL për 2020
Artikulli tjetërSOFT NEWS – Presidenti jep gjysmën e pagës për… bamirësi!