Ballina Bota

FUTBOLL – Iniesta te ”Vissel Kobe”

JAPONI, 24 maj /ATSH-AFP/ – Ikona e FC Barcelone, Andres Iniesta nënshkroi një kontratë me klubin japonez ”Vissel Kobe”, njoftoi sot pronari i klubit Hiroshi Mikitani.

“Kam kënaqësinë të njoftoj se Andres Iniesta do të nënshkruajë një kontratë për të luajtur me klubin Vissel Kobe pas karrierës historike me FC Barcelone”, deklaroi Mikitani në një konferencë shtypi në Tokio.

Ky largim i kapitenit emblematik katalanas, pas 22 viteve të kaluara në klubin e tij, u prit me lot në Camp Nou.

“Kjo është një ditë shumë e veçantë për mua. Kjo është një sfidë shumë e rëndësishme në karrierën time”, deklaroi lojtari, i cili do të marrë një pagë prej 30 milionë dollarë./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKryeprokurorja në Zagreb në takimin kundër krimit ndërkombëtar
Artikulli tjetërProkuroria dërgon videopërgjimin e PD për ekspertizë në laboratorë ndërkombëtarë