Kryeprokurorja në Zagreb në takimin kundër krimit ndërkombëtar

TIRANE, 24 Maj/ATSH-Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë, Arta Marku po merr pjesë në një takim të rëndësishëm rajonal në kryeqendrën e Kroacisë, Zagreb.

Në takim merr pjesë Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Sessions, Prokurorët e Përgjithshëm si dhe Drejtorët e Policive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Takimi rajonal zhvillohet në Akademinë e Policisë në Zagreb në datat 23-25 maj 2018 për luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar./a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.