Ballina Lajme nga Vendi

FOTO/ UBT kthehet edhe në oaz çlodhës për banorët

TIRANE, 24 maj /ATSH/ -Universiteti Bujqësor i Tiranës po merr dita ditës pamjen e një oazi të vërtetë, jo vetëm arsimor, por edhe çlodhës për banorët e Njësisë 11.

Krahas punimeve për ndërtimin e rrugëve dhe trotuareve të brendshme të këtij universiteti, Bashkia e Tiranës ka përfunduar edhe lulishten përpara Rektoratit të Universitetit Bujqësor të Tiranës, si dhe ka rehabilituar lulishtet mes godinave ku jepet mësim.

Gjithashtu punimet kanë përfshirë edhe sheshet të cilat janë shtruar me pllaka, si dhe janë bërë të gjitha punimet nëntokësore. Me investimet e fundit të kryera, ky kampus universitar ka pësuar një transformim total, duke u kthyer në një hapësirë të mirëfilltë rekreative si për studentët ashtu edhe për banorët që i shfrytëzojnë këto hapësira për të kaluar kohën e lirë. /e.malaj/ /a.g/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakJERUZALEM – Izraeli ndërton 2 500 vendbanime të reja në Cisjordani
Artikulli tjetërSHBA – Uashingtoni largon dy diplomatë venezuelas