Ballina Bota

SHBA – Uashingtoni largon dy diplomatë venezuelas

UASHINGTON, 24 maj /ATSH-AFP/ – SHBA-ja urdhëroi sot largimin e dy diplomatëve venezuelas brenda 48 orëve, si përgjigje ndaj presidenti Maduro, i cili largoi dy përfaqësues amerikanë nga Venezuela.

“Departamenti i Shtetit shpalli të ngarkuarin me çështjet e ambasadës venezueliane dhe zëvendëskonsullin e përgjithshëm të konsullatës venezueliane në Huston persona ‘non grata”, sipas një komunikate të diplomacisë amerikane.

“Ata kanë marrë urdhërin që të largohen nga SHBA-ja brenda 48 orëve”, thekson teksti.

Tensionet mes dy vendeve janë rritur edhe më shumë pas rizgjedhjes president të Nicolas Maduro, të dielën, sipas rezultateve të cilësuara si “farsë” nga Uashingtoni. /G.S/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ UBT kthehet edhe në oaz çlodhës për banorët
Artikulli tjetërMUZIKË – Reperi i njohur, në azil për mosbindje ndaj mbretit