Ballina Bota

SHBA – Trump: Kim është serioz në vullnetin e tij për denuklearizim

UASHINGTON, 22 maj /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan Donald Trump gjykoi sot se kreu koreanoverior Kim Jong Un ishte serioz në vullnetin për të denuklearizuar vendin e tij, por nuk përjashtoi se samiti historik që pritet të zhvillohet më 12 qershor mund të shtyhet.

“Mendoj se ai është serioz. Mendoj se ai është absolutisht shumë serioz”, tha Trump në krahë të homologut të tij koreanojugor Moon Jae In, për vizitë në Uashington, duke shtuar se samiti ndoshta mund të zhvillohet më vonë.

Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae In mbërriti sot në Shtëpinë e Bardhë për të biseduar me homologun e tij amerikan për samitin që parashikohet mes Trump dhe liderit koreanoverior, Kim. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFutboll- Shpresoja të isha në Botëror, ishte ëndrra ime e fëmijërisë
Artikulli tjetërFUTBOLL- Pelegrini merr drejtimin e “West Ham”