TIRANË, 22 maj/ATSH-ANSA/ – Manuel Pelegrini është trajneri i ri i ekipit anglez të “West Ham”.
Lajmin e bëri të ditur sot klubi anglez.
Kilieni ka firmosur një kontratë 3-vjeçare dhe është pasuesi i Dejvid Mojes.
Pelegrini, i cili dha dorëheqjen nga klubi kinez i “Hebei China Fortune”, duke refuzuar një kontratë disamilionëshe për të stërvitur “Çekiçat”.
Në të shkuarën Pelegrini ka qenë trajner i “Vilareal”, “Real Madrid”, “Malaga” dhe “Manchester City”.
“Jam i nderuar t’i jap mirëseardhjen Manuel Pelegrinit në klubin e “West Ham”, këto ishin fjalët e David Sulivan, president i klubit.
“Është një prej trajnerëve më të respektuar në botën e futbollit dhe mezi po presim që të bashkëpunojmë me të.
Besojmë se do të përmirësojë skuadrën aktuale. Por mbi të gjitha, ai është një fitimtar, që di se çfarë duhet për të pasur sukses në nivele të larta”, – përfundoi Sulivan. /e.caushi/








