Ballina Bota

IRAK – Një belg dënohet me vdekje si pjesë e ISIS-it

BAGDAD, 22 maj /ATSH-AFP/ – Një xhihadist belg, i cili shfaqej duke kërcënuar në video Belgjikën dhe Francën, u dënua sot në Irak me vdekje, me akuzën si pjesë përbërëse e grupit të Shtetit Islamik (ISIS), njoftoi media.

Tarik Jadaoun, i datëlindjes 1988, iu bashkua ISIS-it në vitin 2014. Gjatë seancës së parë në procesin gjyqësor në Gjykatën Penale Qendrore të Bagdadit, më 10 maj , shtetasi belg me origjinë marokene kërkoi pafajësinë dhe pohoi para gjyqtarëve se ishte i çorientuar.

Gjyqtari fillimisht lexoi fillimisht listën e aktakuzave, duke përfshirë rolin e tij si luftëtar brenda strukturave të ISIS-it dhe hyrjen në mënyrë të paligjshme në territorin irakian, përpara se t’i kërkonte nëse dëshironte të shtonte diçka tjetër.

”Jo”, u përgjigj Jadaoun./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEnergjia nga era, Parku i Parë në Tepelenë
Artikulli tjetërNdërmarrjet e vogla dhe të mesme, trajnim për menaxhimin e eksporteve