Ballina Lajme nga Vendi

FOTO/ Kënd i ri lojërash për fëmijët e Tepelenës

TIRANË, 20 maj/ATSH/ – Fëmijët e qytetit të Tepelenës do të kenë së shpejti një hapësirë të re, ku mund të luajnë dhe argëtohen.

Bashkia e Tepelenës bën të ditur se “ky projekt, investim i stabilimentit ‘Uji Tepelena’, shtrihet midis blloqeve të pallateve të rrugës “Tafil Buzi” dhe “Kaonia”, rrugë e cila për vite të tëra ka qenë e mbuluar nga inerte, gardhe e barëra të këqija”.

“Na ndajnë vetëm 10 ditë nga përurimi i madh i këtij investimi publik me impakt mjaft të gjerë social në jetën, argëtimin dhe edukimin e fëmijëve të vegjël në mbarë qytetin tonë”, thekson bashkia.

Bashkia e Tepelenës në prag të çeljes së sezonit turistik gjithashtu ka rritur intensitetin e punës për rehabilitimin e zonës jugore të qytetit. /k.s//r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGREQI – Kryebashkiaku i Selanikut sulmohet nga disa të dyshuar të ekstremit të djathtë
Artikulli tjetërPaloka fton qytetarët t’i bashkohen protestës së opozitës