Ballina Bota

SOFT NEWS – Valixhja e gabuar ndihmoi policinë për zbulimin e… kokainës!

FRANKFURT, 19 maj /ATSH-DPA/ – Një person, i cili u paraqit si një turist aventure (backpacker – turistë që preferojnë të udhëtojnë me një çante të madhe shpine – shën. i përkth.) dhe ishte duke udhëtuar me një valixhe të madhe, u shfaq mjaftueshëm i dyshimtë për agjentët gjermanë të doganave, që e arrestuan për trafikimin e 10 kilogramëve kokainë.

Zyrtarët e doganave njoftuan sot se “jo vetëm zgjedhja e valixhes dukej e çuditshme për një turist aventure, por gjithashtu edhe vendet e planit të tij të udhëtimit dukeshin të dyshimta”.

“Kur shpuam bazamentin e valixhes së tij, një pluhur i bardhe doli jashtë”, tha zëdhënësja e doganave, Christine Strass.

E gjithë sasia ishte fshehur në një pjesë të sajuar të valixhes dhe në treg kap një vlerë prej 375 000 eurosh./ /G.S/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKukës, drejt përfundimit punimet në rrugën problematike të tregut
Artikulli tjetërBasha fton qytetarët t’ i bashkohen protestës në 26 maj