Ballina Ekonomi

Sistemi bankar rrit fitimet në tremujorin e parë të vitit

TIRANË, 18 maj /ATSH/- Sistemi bankar në vend ka rritur performancën pozitive të  treguesve financiar në tremujorin e parë të vitit.

Sipas Statistikave të Bankës së Shqipërisë, fitimi neto për këtë sektor arriti në 4.8 miliardë lekë ndërkohë që nga 14 banka të sistemit që kanë raportuar të dhëna, 9 prej tyre kishin një rezultat fitimprurës për tremujorin e parë.

Përfitueshmëria ngelet më e lartë te bankat më të mëdha të sistemit, por edhe tek ai grup bankash që në vazhdimësi vitet e fundit kanë ndjekur një trajektore të rritjes dhe forcimit të pozitave të tyre në treg.e.xh/ /a.g/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTask Forca sekuestron 7 pasuri të paluajtshme në Malësi të Madhe
Artikulli tjetërOpozita e bashkuar thirrje për protestë kombëtare në Tiranë