UASHINGTON, 18 maj /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump shprehu trishtim të thellë pas masakrës tragjike në një lice në Teksas, duke e dënuar si një sulm të tmerrshëm.
”Këto lloj ngjarjesh po përsëriten prej shumë kohësh në vendin tonë”, u shpreh Trump, duke thënë se administrata e tij ishte e vendosur për të bërë gjithçka që është në kompetencë të saj për të mbrojtur nxënësit dhe siguruar se ata që përbëjnë kërcënim për veten dhe për të tjerët të mos lejohen të mbajnë armë. Kjo është një ditë shumë, shumë e trishtë, përfundoi ai./
/v.b/





















