SOFJE (Bullgari) – Darkë e presidentëve dhe kryeministrave të Bashkimit Europian për tensionet diplomatike me Iranin dhe tregtare me Uashingtonin.
MADRID (Spanjë) – Manifestime në 40 qytete të Spanjës kundër mungesës së mjeteve për të luftuar kundër dhunës së llojit.
KANË (Francë) – Tre ditë nga mbyllja, Festivali i Kanës pret në kompeticion, Matteo Garrone por gjithashtu jashtë kompeticionit, Daniel Cohn-Bendit, figurë e madhe e manifestimeve të majit 68 në Francë.
BERLIN (Gjermani) – Fjalim i kancelares gjermane, Angela Merkel në dhomën e deputetëve për politikën buxhetore gjermane, në momentin e kritikave në Bashkimin Europian.
BRUKSEL (Belgjikë) – Konferencë shtypi e presidentit të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker dhe sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres në Bruksel.
PARIS (Francë) – Ministri i Punëve të Jashtme, Jean-Yves Le Drian takohet me homologun kinez, Wang Yi.
UASHINGTON (SHBA) – Trump pret në Shtëpinë e Bardhë homologun uzbek, Chavkat Mirzioiev.
UASHINGTON (SHBA) – Komisioni i Shërbimit Sekret i Senatit amerikan voton për konfirmimin e emërimit të Gina Haspel si drejtoreshë e re e CIA-s.
KAJRO (Egjipt) – Takim urgjent i Lidhjes Arabe për transferimin e ambasadës amerikane në Jeruzalem./ /ec/ a.jor.























