Ballina Bota

AUSTRI – Organizata kundër testeve bërthamore e gatshme të shkojë në Kore të Veriut

VJENË, 16 maj /ATSH-AFP/ – Shefi i organizmit të OKB-së për mbikëqyrjen e ndalimit të testeve bërthamore njoftoi sot se është i gatshëm të dërgojë një ekip në Korenë e Veriut për të verifikuar efektivitetin e çmontimit të zonës së testimeve bërthamore sikurse është premtuar nga Pheniani.

Lassina Zerbo, sekretari ekzekutiv i Organizatës së Traktatit të Ndalimit të Plotë të Testeve Bërthamore (CTBTO), deklaroi se “presoneli i institucionit të tij, që ka selinë në Vjenë, ka ekspertizën e nevojshme, një teknologji unike të verifikimit dhe kredibilitetin ndërkombëtar të nevojshëm për të konfirmuar dhe mbikëqyrur mbylljen e Punggye-ri (zona koreanoveriore e testeve atomike)”.

Koreja e Veriut njoftoi javën e fundit se do të çmontojë këtë zonë gjatë një ceremonie të parashikuar më 23 dhe 25 maj. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKM kalon dy pasuri nga shoqëria “Aeroporti ‘Nënë Tereza’” te shoqëria “Albcontrol”
Artikulli tjetërBE: Ndryshimi i nenit për ekstradimet në Kodin e Procedurës Penale sipas standardeve europiane