
TIRANË, 15 Maj/ATSH/ -Transferimi i mbrojtësit holandez, De Vrij nga Lazio drejt Interit duket se ka ndezur gjakrat mes të dy skuadrave që do të përballen të dielën në ndeshjen që vlen një vend në Champions League.
Kështu Drejtori Sportiv i Interit, Ausilio ka replikuar me Igli Taren në lidhje me transferimin e mbrojtësit holandez De Vrij, te skuadra zikaltër.
Ditën e diel shqiptari tha se dikush po luan pisët me këtë histori, por nuk e dinte nëse ishte Interi, apo ndonjë media e caktuar, duke theksuar se nuk duhej të dilte lajmi për kontratën e De Vrij me zikaltrit, pikërisht në këtë periudhë.
Gjithsesi Piero Ausilio ka qenë i qartë në atë që ka thënë, duke pretenduar se Interi ka respektuar çdo lloj norme në këtë negociatë dhe se kontratën e kishte depozituar prej kohësh në Ligë.
“Tare thotë mendimin e tij, por ne nuk kemi gabuar asnjë gjë në këtë çështje. Kemi njoftuar klubin e Lazios me një komunikatë që në muajin Mars dhe nga ajo kohë, De Vrij jo vetëm që është paraqitur gjithmonë në nivele të larta, por kohët e fundit ka bërë edhe portierin. Nëse do të luajë apo jo ndaj Interit, kjo është një çështje që nuk më përket aspak mua”, deklaroi Ausilio.
/gj.m/ /a.g/






















