Ballina Bota

LONDËR – Erdogan: Britania e Madhe partnerja jonë strategjike

LONDËR, 14 maj /ATSH-AA/ – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan deklaroi se ”Britania e Madhe është partnerja strategjike e Turqisë, që e vlerësojmë dhe i besojmë”.

”Me luftën kundër terrorizmit, përveç sigurisë së popullit tonë, ne jemi duke siguruar edhe atë të Evropës dhe gjithë botës”, theksoi Erdogan.

Duke folur për strukturën multikulturore të Britanisë së Madhe, presidenti turk tha se “ky vend është partneri ynë strategjik, të cilin e vlerësojmë dhe i besojmë. Ne jemi të gatshëm që të bëjmë më shumë bashkëpunim në çdo fushë me Londrën pas periudhës së Brexit”.

“Partneriteti ynë me Londrën, veçanërisht në fushën e luftës së terrorizmit, është shumë më përpara mekanizmave që kemi krijuar me partnerët e tjerë”, theksoi ai./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNumri i bizneseve aktive arrin mbi 112 mijë
Artikulli tjetërFOTO/ Gërmenj-Shelegur, një udhëtim turistik që nuk duhet shmangur