SOFJE, 11 maj /ATSH-ANSA/ – Kancelarja gjermane, Angela Merkel përgëzoi punën e kryeministrit bullgar, Bojko Borisov për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.
”Tema e Ballkanit është shumë delikate, por ju Bojko keni bërë një punë shumë të mirë dhe duhet të jesh një negociator shumë i mirë në këtë fushe’’, iu drejtua Merkel kryeministrit bullgar.
Më 17 Maj do të mbahet në Sofje samiti kushtuar Ballkanit Perëndimor, ndërkohë që Bullgaria ka presidencën e radhës të Bashkimit Europian.
‘’Bullgaria do të vazhdojë të ndihmojë në bashkimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor edhe jashtë radhës së kësaj presidence duke qenë se vendet e këtij rajoni kanë si objektiv anëtarësimin në Bashkimin Europian’’, theksoi Borisov.
Sipas Merkelit, popujt e Ballkanit duhet të punojnë shumë për të rritur mirëqënien e tyre./ /os/ a.jor.























