Ballina Ekonomi

Lehtësi fiskale për stimulimin e kooperimit në bujqësi

Lehtësi fiskale për stimulimin e kooperimit në bujqësi

Lehtësi fiskale për stimulimin e kooperimit në bujqësihttps://ata.gov.al/2018/05/10/lehtesi-fiskale-per-stimulimin-e-kooperimit-ne-bujqesi/Pas uljes së TVSH-së për këtë kategori me qëllim për të maksimalizuar rendimentet dhe përfitimin, për të rritur konkurrueshmërinë dhe për të ulur kostot, qeveria do të ulë edhe tatimin mbi fitimin në 5%. Drejtori i Politikave Fiskale në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, Niko Lera në një intervistë për ATSH-në thotë se po përgatiten ndryshimet ligjore për uljen e barrës fiskale për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor, konkretisht normës së tatim-fitimit.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on 10.05.2018

 

TIRANË, 10 maj/ATSH/- Shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor pritet të kenë ndikim të ndjeshëm në krijimin e modeleve të suksesshme për zhvillimin në drejtimin e duhur të bujqësisë, ndërkohë edhe qeveria po e mbështet ngritjen e tyre përmes disa lehtësive fiskale.

Pas uljes së TVSH-së për këtë kategori me qëllim për të maksimalizuar rendimentet dhe përfitimin, për të rritur konkurrueshmërinë dhe për të ulur kostot, qeveria do të ulë edhe tatimin mbi fitimin në 5%.

Drejtori i Politikave Fiskale në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, Niko Lera në një intervistë për ATSH-në thotë se po përgatiten ndryshimet ligjore për uljen e barrës fiskale për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor, konkretisht normës së tatim-fitimit.

“Kemi vendosur që të stimulohet kooperimi në bujqësi. Kemi ofruar në fillim të vitit një kufi regjistrimi në TVSH për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor pa limit, në mënyrë që të nxisim kooperimin e bujqve të cilët shesin produktet e tyre tek eksportuesit apo përpunuesit. Ndërkohë po përgatisim ndryshimet ligjore që parashikojnë një tarifë të reduktuar prej 5% të tatimit mbi fitimin neto për këto shoqëri të bashkëpunimit bujqësor”, deklaroi Lera.

Viti 2017 mund të quhet një vit shumë i suksesshëm për bujqësinë shqiptare, pasi pati rritje prej 19,9% të eksporteve të produkteve vendase.

/a.gjonaj/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJERMANI – Merkel kërkon çtensionimin e situatës në Lindjen e Mesme
Artikulli tjetërHapet në Kinë, kinemaja e realitetit virtual