Ballina Ekonomi

Efektet e turizmit shtyjnë më tej rënien e euros

TIRANË, 9 maj /ATSH/- Turizmi po rrit ndjeshëm ofertën e valutës në treg duke shtyrë më tej rënien e euros në këmbim me lekun.

Të mërkurën në tregun e brendshëm valutor, euro shënoi një rënie me 0,21 lekë duke zbritur në nivelin e 126,86 lekëve. Kjo është e nënta ditë radhazi që euro humb pikë në tregun e brendshëm.

Euro është ndikuar dhe nga rënia e saj në tregjet ndërkombëtare, ku monedha e përbashkët ka zbritur në 1,18 dollarë, niveli më i ulët që nga janari.

Aktorët e tregut valutor, shprehen se dobësimi i pozitave të monedhës europiane lidhet dhe me gjallërimin e aktivitetit turizmit në vend, ku vihet re një shtim i fluksit të valutës nga turistët.

Në të kundërt të euros, dollari në tregun e brendshëm ka pasur tendencë rritëse, duke reflektuar dhe mbiçmimin e tij në bursa. Një dollar u kuotua sot me 106,96 lekë, duke iu larguar nivelit më të ulët të 5 viteve, që u arrit pak javë më parë. e.xh/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRregulla të reja për prodhimin e qeseve plastike dhe përdorimin e tyre
Artikulli tjetërSHBA – Trump: Pheniani liron tre qytetarë të burgosur amerikanë