PHENIAN (Kore e Veriut) – Kreu i diplomacisë amerikane, Mike Pompeo mbërriti sot në Phenian.
TOKIO (Japoni) – Kryeministri japonez, Shinzo Abe zhvillon diskutime me kryeministrin kinez, Li Keqiang.
PEKIN (Kinë) – Konferencë shtypi e një delegacioni tregtar të Parlamentit Europian në vizitë në Kinë.
KANË (Francë) – Festivali ndërkombëtar i filmit.
MOSKË (Rusi) – Rusia feston 73-vjetorin e fitores së ish-Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë së Hitlerit me një paradë ushtarake në Moskë dhe një paradë në kujtim të ish-luftëtarëve.
ATHINË (Greqi) – Vizitë zyrtare e princit Charles dhe bashkëshortes, Camilla me ftesë të presidentit, Prokopis Pavlopoulos.
ROMË (Itali) – Konferencë rajonale e FAO-s për Lindjen e Mesme, përqendruar tek uria dhe konfliktet.
MOSKË (Rusi) – Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu pritet në Moskë nga presidenti rus, Vladimir Putin.
BERLIN (Gjermani) – Deklarata të shkurtra për shtyp të kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi para takimit në Berlin.
KUALA LUMPUR (Malajzi) – Zgjedhje legjislative të parakohshme.
YANGON (Birmani) – Seancë tjetër dëgjimore për gazetarin e Reuters, i akuzuar për nxjerrje të sekretit shtetëror./ /ec/ a.jor.























