Ballina Bota

RABAT – Një celulë e ISIS-it kapet mes Marokut dhe Spanjës

RABAT, 8 maj /ATSH-AFP/ – Autoritetet marokene njoftuan kapjen e një celule terroriste, e lidhur me grupin e Shtetit Islamik dhe e përbërë prej pesë anëtarësh të moshës nga 22 deri në 33 vjeç, gjatë një operacioni të përbashkët të ndërmarrë në Marok dhe në Spanjë.

”Tre anëtarë të kësaj celule janë arrestuar në Fnideq (në veri të Marokut), në koordinim me shërbimet spanjolle të sigurisë”, sipas një komunikate të Ministrisë të Brendshme marokene.

“Dy të tjerë, me kombësi marokene dhe senegaleze u arrestuan në Bilbao, në veri të Spanjës”, shtoi Ministria e Brendshme.

“Operacioni mundësoi sekuestrimin e armëve të bardha, uniformave ushtarake dhe aparateve elektronike”, theksoi burimi.

Anëtarët e kësaj celule dyshohen për kryerjen e fushatave të propagandës dhe rekrutimin e të rinjve në dy vendet për të kryer akte terroriste nën flamurin e Shtetit Islamik.//ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Kerry kundërshton heqjen e sanksioneve kundër Rusisë
Artikulli tjetërPërfundon rikonstruksioni i rrugës kryesore të Universitetit Bujqësor