Ballina Kosova

Kosovë- Themelohet komisioni për hartimin e projektligjit për qeverinë

PRISHTINË, 8 Maj/ATSH/.- Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme mori vendim për themelimin e Komisionit për hartimin e projektligjit për qeverinë.

Duke e vlerësuar të rëndësishëm miratimin e këtij projektligji, kryeministri Haradinaj, tha se me këtë vendim dërgojmë një porosi të mirë te BE-ja, se gjendja e qeverisë dhe mënyra e ndërtimit të qeverisë nuk është eksperiment i pakufi.

“Qeveria është kjo që është dhe unë mendoj se është funksionale, po i kryen punët e saj, por si qeveri dhe si vend që po aspirojmë të bëhemi anëtarë i BE-së, ligji për qeverinë është i nevojshëm. Ky është një proces, i cili i takon qeverisë ta bëjë dhe unë e di se një pjesë e punës është bërë në të kaluarën”, tha Haradinaj.

Po ashtu, kryeministri tha se “në një moment të duhur qeveria do ta kaloj këtë ligj në Parlament, në mënyrë që në të ardhmen kur të formohet qeveria, të ketë një kornizë të qartë ligjore për qeverinë, e cila i jep legjitimitet vendimeve dhe i bënë ato jo temë debati të vazhdueshëm, qoftë për shkak të madhësisë, qoftë për shkak të temave të tjera, pra  përcakton çfarë është qeveria e Kosovës, nga kush përbëhet etj”./k.s/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUlje e TVSH-së në 6% për investimet në agroturizëm
Artikulli tjetër50 kërkesa drejt Ministrisë së Sipërmarrjes, marrin zgjidhje 32 prej tyre