Ballina Bota

SHBA – Uashingtoni: Sanksione të reja ndaj Venezuelës

UASHINGTON, 7 maj /ATSH-AFP/ – Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence njoftoi sot sanksione të reja kundrejt Venezuelës dhe shtyrjen e zgjedhjeve presidenciale, ndërsa Nicolas Maduros shpreson një tjetër mandat.

Pence, i cili do të mbajë një fjalim në Organizatën e Shteteve amerikane në Uashington pritet të njoftojë sanksione të reja dhe do të bëjë thirrje për të ndalur mashtrimin zgjedhor të Nicolas Maduros”, tha për median një zyrtar i administratës Trump në kushte anonimati.

Bashkimi Europian, SHBA-ja dhe një pjesë e madhe e Amerikës Latine kritikuan vendimin e Karakasit për të përshpejtuar më 20 maj zgjedhjet presidenciale, që do të mbaheshin në muajin dhjetor, duke denoncuar mungesën e transparencës dhe garancive për zgjedhje të lira.

Koalicioni i opozitës venezueliane bëri thirrje për bojkotim të zgjedhjeve dhe një manifestim të madh për të protestuar kundër asaj që e cilëson ”mashtrim”./
/v.b/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTEKNOLOGJI – Smartfoni i parë i përthyeshëm shumë shpejt në treg
Artikulli tjetërFUTBOLL – Pirlo mbyll karrierën me një ndeshje të mbushur vetëm me yje