PARIS, 7 maj /ATSH-AFP/ – Serbi Milorad Maziç, 45 vjeç, u zgjodh për të arbitruar finalen e Ligës së Kampioneve mes Real Madridit dhe Liverpulit më 26 maj në Kiev, njoftoi UEFA.
Ai do të asistohet nga bashkëpatriotët e tij, Milovan Ristiç dhe Dalibor Gjurgjeviç.
Për finalen e Europa League mes Marseille-s dhe Atletico Madrid më 16 maj në Lion, është holandezi, Bjorn Kuipers, 4 vjeç, që do të drejtojë ndeshjet, i asistuar nga bashkëpatriotët e tij, Sander van Roekel dhe Erwin Zeinstra./ /ec/ a.jor.















