BRUKSEL, 7 maj /ATSH-ANSA/ – Bashkimi Europian thekson se marrëveshja bërthamore me Iranin është funksionale dhe duhet respektuar edhe pse Organizata Botërore e Energjise Atomike (AIEA) ka konstatuar parregullsi nga ana e autoriteteve iraniane.
”Nuk ka ndonjë ndryshim në takimet tona me ministrat e jashtëm të BE mbi marrëveshjen bërthamore me Iranin”, theksoi një zëdhënës i Bashkimit Europian.
”Çdo tematikë rajonale duhet trajtuar jashtë kësaj marrëveshjeje”, sipas shefes së diplomacisë së BE-së, Federica Mogherinit mbi këtë çështje./ /os/ a.jor.






















